Trupi i Zef Nikë Martinit u gjet pranë vendit të antenave në fshatin Kuc. Kufoma ishte e prangosur në duar dhe këmbë dhe e lidhur me zinxhir përgjatë gjithë trupit, madje edhe në qafë. Kjo dëshmon dhe mizorinë ndaj të burgosurve politike nga regjimi i diktaturës.
Eshtrat e Zef Nikë Martinit, ish-i burgosur i Spaçit zbulohen pas gjetjes që iu bë pak ditë më parë eshtrave të dy të pushkatuarve të tjerë politikë
Shoqata e të përndjekurve e Shkodrës, I bëri të premten apel Ministrisë së Brendshme që të mundësojë vënien në përdorim të të gjitha skicave, në mënyrë që të gjenden të gjitha eshtrat e të pushkatuarve që familjarët të mund të varrosin me dinjitet të afërmit e vrarë dhjetëra vite më parë.
Ndërkohë gërmimet do të vijojnë dhe në ditët që do të vijnë, pasi në zonën e fshatit Kuç të Shkodrës dyshohet se janë kryer një sërë ekzekutimesh politike, raportoi BW./Telegrafi/