Site icon Telegrafi

U gjetën banknota 500 denarëshe të falsifikuara

MPB e Maqedonisë njofton se policia e Kërçovës mbrëmë ka shoqëruar në pilici tre persona tek të cilët u gjetën mbi 50 banknota të falsifikuara prej 500 denarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tre personat kanë qenë duke udhëtuar me veturë, pronë e një firme të Shkupit, ndërkaq ndalimi dhe kontrollimi i tyre u bë me urdhër nga Prokuroria e Kërçovës, nën dyshimin se bartnin para të falsifikuara.

Të ndaluar janë personat T. A (44) dhe I. K (47) nga Shkupi dhe B. I (45) nga Saraji i Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version