Burime të policisë thanë se gjatë gjithë ditës janë kryer kërkime nga polumbarët, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për në morgun e spitalit.
Kjo ngjarje e rëndë ndodhi ditën e mërkurë, kur tre miqtë e shtetasit Shkëlqim Bregasi, duke mos e parë në breg mikun e tyre, dhanë sinjalin.