Site icon Telegrafi

U gjet i pajetë në mëngjes, 34-vjeçari nga Vlora kishte një plagë arme në shpatull

Foto: Ilustrim

Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen e mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pranë kupolës së avionave, ku një 34 vjeçar u gjet i pajetë.

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34-vjeçarit K. D., konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo po ashtu 34-vjeçari gjendet i vdekur në mes të rrugës në Vlorë

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve. /TCH/

Exit mobile version