Sipas policisë, trupin e pajetë të plakut e kanë gjetur zjarrfikësit në shtratin e Lumëbardhit, në fshatin Qyshk, tri kilometra larg Pejës.
Mendohet se ai ka tentuar të hedh diçka në lum dhe si duket ka rrëshqitur nga karroca dhe ka rënë edhe vetë në valët e rrëmbyeshme të Lumëbardhit, niveli i të cilit atë ditë ka qenë shumë i rritur nga të reshurat.
Ekzaminimin e vendin të ngjarjes janë duke e kryer njësitet policore të Pejës, ndërsa në ndërkohë pritet vendimi i prokurorit që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në mjekësinë ligjore ose t’i lirohet familjes. /Telegrafi/