Gjendja e Madonnas ishte aq e rëndë sa të afërmit e saj po përgatiteshin për më të keqen, ka thënë një anëtar i familjes për DailyMail.
64-vjeçarja u gjet pa ndjenja në New York të shtunën dhe u dërgua me shpejtësi në spital ku thuhet se u intubua gjatë natës.
Të mërkurën, menaxheri i saj Guy Oseary njoftoi se ajo vuante nga një ‘infeksion serioz bakterial’ dhe se i duhej kohë për t’u rikuperuar kështu që po shtynte turneun e saj, që ishte planifikuar të fillonte më 15 korrik në Vankuver të Kanadasë.
I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për DailyMail se ata kaluan disa ditë traumatike dhe ishin të pasigurt nëse ajo do t’ia dilte mbanë.
Anëtari i familjes tha se kolapsi tronditës ishte një thirrje zgjimi për Madonnan, e cila beson se është ‘e pathyeshme’ dhe e ka shtyrë veten jashtëzakonisht shumë për t’u përgatitur për turneun.
“Për dy ditët e fundit, askush nuk e dinte se ku do të shkonte kjo punë dhe familja e saj po përgatitej për më të keqen”, tha i afërmi.
“Kjo është arsyeja pse lajmi u mbajt sekret që nga e shtuna”.
“Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë dhe ky ka qenë realiteti i situatës”, tha familjari i yllit të popit.
Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes, 26 vjeçe; Rocco, 22 vjeç; David, 17; Mercy, 17; dhe binjaket 10-vjeçarë Stella dhe Estere.
Lourdes ishte pranë saj gjatë gjithë shtrimit në spital, raportoi The New York Post.
Madonna ka tre motra – Paula, Melanie dhe Jennifer – dhe katër vëllezër: Anthony, Martin, Christopher dhe Mario.
Anthony vdiq në shkurt nga kanceri i fytit dhe dështimi i frymëmarrjes, në moshën 66-vjeçare.
Burimi i familjes tha për DailyMail se shtrimi i saj i papritur në spital i bashkoi familjarët me njëri-tjetrin.
“Të gjithë anëtarët e familjes së Madonna- janë mbledhur për këtë”, tha i afërmi.
Dhe kjo i shërbeu si një kujtesë këngëtares se ajo duhej të kujdesej për veten.
“Kjo me të vërtetë e zgjoi atë. Ajo nuk ka bërë një jetë aq të shëndetshme sa duhet për moshën e saj dhe është veshur dobët gjatë dy muajve të fundit”.
“Ajo mendon se është ende e re, ndërsa në fakt nuk është. Ajo gjithashtu beson se është e pathyeshme”.
Burime pranë këngëtares thanë se ajo ka punuar gjatë gjithë kohës për t’u siguruar që turneu i saj të jetë perfekt, ku njëra tregon se ajo ka bërë prova gjashtë ditë në javë.
Një tjetër tha për DailyMail në prill se ajo ‘po i shtynte përpara të gjithë anëtarët e ekipit deri në mur me perfeksionizmin e saj’.
Burimi i familjes tha të mërkurën se diskutimi i turneut të saj është i ndaluar nga shtrati i saj i spitalit, sepse këngëtarja e famshme punëtore kishte nevojë të pushonte.
“Gjithçka, duke përfshirë këtë turne, është në ndenjësen e pasme tani dhe askush nuk lejohet të përmendë as ndonjë punë që lidhet me të, sepse ndryshe ajo do të humbasë kontrollin”, shtoi i afërmi.
“Ajo do ta vendosë karrierën dhe famën e saj përpara shëndetit deri në ditën që do të vdesë”.
Përfaqësuesit e Madonnas ende nuk kanë komentuar mbi pretendimet e të afërmit, të pyetur nga DailyMail.
Ndërkohë një tjetër burim nga spitali, tha për tabloidin britanik të lartpërmendur konfirmoi se këngëtarja tani është ‘jashtë spitalit dhe po e merr veten’. /Telegrafi/