Site icon Telegrafi

U gjet e pajetë në mes të rrugës, identifikohet shqiptarja e vrarë me thikë në Athinë

Një shtetase shqiptare 40-vjeçare është gjetur e vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën Menidhi të Athinës.

Policia tha se trupi i 40-vjeçares u gjet në rrugë me një thikë në trup. Burime bëjnë me dije se viktima quhet Enkelejda Danaj, nga Vlora, raporton Euronews Albania.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se 40-vjeçarja dyshohet se është goditur për vdekje nga ish-bashkëshorti, shtetasi Eduart Danaj, 50 vjeç, gjithashtu nga Vlora.

Mediat greke shkruajnë se viktima kishte bërë disa herë denoncime për dhunë ndaj ish-partnerit. /Telegrafi/

Exit mobile version