Telegrafi

U bë gjeni i matematikës, pas goditjes në kokë

Është i vetmi në botë që mund të vizatojë me dorë fraktale me saktësi matematikore, shkruan Telegrafi. Por, Jason Padgett nuk ka lindur si savant. Shtatëmbëdhjetë më parë ai kishte jetë tjetër.

Fraktal i punuar nga Jason Padgett

“Isha i cekët”, thotë ai. “Jeta sillej rreth vajzave, me ahengje, duke pirë, duke u zgjuar i dehur dhe pastaj duke dalë sërish jashtë e duke ndjekur vajzat”, thotë ai. “Matematika për ishte gjë idiote”.

Por, më 13 shtator 2002, gjithçka ndryshoi. Kur del me miqtë, plaçkitet dhe rrihet nga dy vetë. Tronditja në tru i shkaktoi çrregullim obsesiv-kompulsiv, për çka rrallë dilte nga shtëpia.

“I mbulova me batanije dhe peshqirë të gjitha dritaret e shtëpisë”, thotë ai.

Krahas kësaj traume i ndodhi diçka që ia ndryshoi jeta e tij.

“Gjithçka dukej me formë dhe piksela”, thotë ai. “Uji që rridhte dukej si linjat e tangjentes”.

E njëjta ndodhte me retë, rrezet e dritës mes drunjve dhe pellgjeve. Bota i dukej si pjesë e video-lojërave të dikurshme.

“Isha i befasuar… i habitur. Ishte gjë e bukur, por e frikshme të njëjtën kohë”, thotë ai. ]

Kështu, ai nisi të mendoi çështje të ndryshme të matematikës dhe të fizikës. Jeta e tij ka formë të sinestezisë (gjendje ku në shqisë, p.sh. të dëgjuarit, perceptohet edhe nga një shqisë tjetër si shikimi) ku i sheh numrat dhe fraktalet në çdo situatë të përditshme. Ai madje ka bërë shpjegim të sakt viziv të formulës E=mc2 (foto më poshtë).

Matematika sot është kudo rreth tij, si art…

“E shoh të bukurën, kudo”, thotë ai. /Telegrafi/

Pse E është e barabartë me Mc2? (Jason Padgett, 2008)