Site icon Telegrafi

U gjend pranë tij, kur Robert F. Kennedy u qëllua për vdekje – rrëfimi për njeriun të cilin kjo ngjarje e ka ndjekur gjatë gjithë jetës së tij (Foto)

Burri, atëbotë një djalosh i ri, i cili u përpoq për të ndihmuar një të plagosur që ishte Robert F. Kennedy, ngjarje e ndodhur në vitin 1968, para disa ditësh ka ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Juan Romero, njeriun i cili luftoi për dekada me një kujtesë së cilës nuk mundi t’i shpëtonte, pasi që kjo ngjarje, atë e kishte ndjekur gjatë gjithë jetës së tij.

Nuk mundi t’i shpëtonte, edhe pse ai u largua nga Los Anxheles dhe u zhvendos në Wyoming, më vonë u kthye në perëndim dhe u vendos në San Jose, ku edhe ndërtoi një familje dhe iu kushtua punës ndërtimore.

E gjitha sepse ende ishte i përhumbur nga ajo që ndodhi pas mesnatës së 5 qershorit të vitit 1968, kur ai ishte në detyrë si një shërbyes në Ambassador Hotel në bulevardin Wilshire pranë Koreatown.

Më 5 qershor 1968, kandidati presidencial Robert F. Kennedy u plagos menjëherë pas mesnatës në Hotelin Ambasador në Los Anxhelos.

Më parë atë mbrëmje, senatori 42 vjeçar i Nju Jorkut u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale në Dakotën e Jugut dhe në Kaliforni në zgjedhjet e vitit 1968.

Ai u shpall i vdekur në 1:44 në 6 qershor, rreth 26 orë pasi ishte qëlluar.

Romero, vetëm 17 vjeç në atë kohë, ishte ai mbi duart e të cilit u gjend senatori amerikan, të cilin u përpoq ta ndihmonte para se të kuptonte se Kennedy ishte i plagosur rëndë.

Dhe ky moment ishte kapur nga fotografët, pamje që ishte shpërndarë gjithandej dhe fotografi të cilën Romero e kishte përjetuar rëndë.

Kjo ngarkesë e kishte ndjekur për një kohë të gjatë, dhe siç shkruan gazetari Steve Lopez, i cili e kishte njohur edhe personalisht, vetëm në vitet e fundit, Romero filloi të “çlirohej”.

“Në vizitat e mia me të tre vjet më parë dhe përsëri qershorin e kaluar, ai dukej se ishte ringjallur”.

Siç i kishte thënë vetë Romero, përcjell Telegrafi, vetëm kohëve të fundit, ai ishte në gjendje të shënonte ditëlindjen e tij pas viteve të refuzimit për të festuar, sepse ishte në të njëjtin muaj me vrasjen e RFK.

Kjo bëri që lajmi i vdekjes së Romeros këtë javë, në moshën 68-vjeçare, të dukej edhe më tragjik.

“Ai kishte një sulm në zemër disa ditë më parë dhe truri i tij mbeti shumë gjatë pa oksigjen”, tha shoku i tij i vjetër, gazetari televiziv Rigo Chacon i San Jose. “Ai vdiq të hënën në mëngjes”.

Një mbesë dhe një vëlla konfirmuan vdekjen e Romeros, por anëtarët e familjes nuk ishin në dispozicion për komente.

Romero nuk kishte qenë i sëmurë, tha Chacon.

Ndërsa Lopez rrëfen duke thënë se kur e kishte takuar Romeron në qershor, në 50 vjetorin e vdekjes së Kennedyt, ai i kishte thënë se e donte punën e vështirë dhe të djersitur të shtrimit të rrugëve, dhe ai nuk kishte ndërmend të tërhiqej.

Martesa e tij kishte dështuar shumë vite më parë, por ai tha se ishte në kontakt të rregullt me fëmijët e tij nga ajo martesë.

“Atë ditë, u takuam në një park në qendër të qytetit San Jose, pranë një monumenti të Kennedyt. Kandidati kishte folur atje jo shumë kohë para vdekjes së tij dhe u tha mbështetësve se varfëria dhe analfabetizmi ishin të pahijshme”, shkruan Lopez.

E Romero e kishte bërë zakon për të vendosur lule në atë monument çdo vit për të shënuar vdekjen e RFK-së, përcjell Telegrafi.

“Kur e takova Romeron në vitin 1998, pak para 30 vjetorit të vrasjes, ai u rrëzua duke kujtuar natën fatale dhe se si ndodhi të ndodhej në zonën e dhomës së hotelit ku u qëllua Kennedy”.

“Romero më tha se e kishte takuar Kennedy një natë më parë, kur kandidati urdhëroi shërbimin në dhomë, dhe ai ndihej i nderuar nga mënyra se si Kennedy i shtrëngoi dorën me vendosmëri dhe e shikoi atë me respekt”.

“Më kujtohet dalja nga ajo dhomë… ndjehesha shumë i madh, duke u ndjerë si një amerikan”, citohet të ketë thënë Romero, i cili kishte shkuar në Los Anxheles nga Meksika shtatë vjet më parë.

Ai u bë një punonjës i hotelit me rekomandimin e njerkut të tij të rreptë, i cili punoi në hotel dhe donte që Romero të ishte i sigurt për të qëndruar jashtë telasheve në rrugët e Los Anxhelosit.

Natën tjetër, pasi Kennedy bëri një fjalim fitoreje, Romero u tërhoq nga zona e kuzhinës dhe depërtoi përmes turmës për ta përgëzuar atë.

Romero kishte rrëfyer se sapo shtrëngoi dorën e Kennedyt, filluan të shtënat.

Romero mendonte se bëhej fjalë për fishekzjarre dhe se Kennedy kishte rënë nga frika, por Romero pa gjakun që rridhte në duart e tij dhe se Sirhan Sirhan, burri me armë ishte arrestuar – e kuptoi se çfarë në fakt kishte ndodhur.

Më pas djaloshi u dërgua në stacionin e policisë Rampart për t’u marrë në pyetje. Edhe mëngjesin e ardhshëm ai ende kishte gjakun e Kennedyt në dorë dhe tha se zgjodhi për të mos e larë atë.

Sikur një përvojë e tillë të mos ishte mjaft traumatike, Romero tha se kishte marrë letra nga njerëzit që e përgëzonin për atë që bëri dhe po kështu edhe letra nga njerëzit që e pyetën pse ai nuk bëri diçka për të parandaluar vrasjen.

“Në vitin 2010, u takova me Romeron në Uashington dhe shkova me të në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku RFK u varros. Ai tha se donte të shfaqte respektin e tij ndaj Kennedyt dhe përulej dhe t’i kërkonte falje. Miku i tij Chacon dhe unë i thamë atij se nuk kishte asgjë për të kërkuar falje, por Romero u gjunjëzua, foli me zë të ulët dhe qau”, tregon gazetari Lopez.

Gjithsesi, së fundmi paksa i lehtësuar, Romero i kishte dërguar një email gazetarit, duke i thënë se më në fund ndihej më mirë me ndihmën e një shoqeje që ai kishte takuar në Facebook.

Ajo i tha atij se kur shikoi fotot, pa një djalë të ri të guximshëm që u përpoq të ndihmonte dikë që ishte lënduar, madje edhe kur të tjerët u tërhoqën. /Telegrafi/

Exit mobile version