Dicte dhe Vincent nga Frederikshavn i Danimarkës, u gëzuan shumë kur një familjar iu dhuroi qeset e sheqerkave.
Ata i hapën me padurim, për të nxjerrë ato që mendonin se janë ushqimet e tyre të preferuara, por shprehja e fytyrës së tyre ndërroi menjëherë, transmeton Telegrafi.
Të vegjlit mbetën të dëshpëruara keq dhe nisën të qanin, kur panë se brendia e ambalazheve është e mbushur me brokoli.
Përkundër skenës qesharake që po ndodhte në dhomën e ditën, qeni i shtëpisë shikonte inferior dhe nuk reagonte aspak. /Telegrafi/