Telegrafi

U gëzua shumë që e zuri peshkun, 7-vjeçari nga Florida u dëshpërua në fund – aligatori doli nga uji dhe ia mori

Ky është momenti kur një aligator del me shpejtësi nga uji dhe ia rrëmben vogëlushit peshkun, që e kishte zënë me shkop dhe po bëhej gati ta nxirrte jashtë.

Sean McMahon po filmonte të birin e tij 7-vjeç Dawson, duke nxjerrë peshkun nga ujit në brigjet e Floridës, kur ai me gëzim filloi të bërtet e “zura”, transmeton Telegrafi.

Por, gëzimi i tij nuk zgjati shumë, pasi një aligator doli me shpejtësi nga uji dhe e gëlltiti me vetëm një kafshim, duke e lënë të dëshpëruar vogëlushin.

Megjithatë Daëson e pa reptilin duke dalë nga uji dhe u largua me kohë, ku për fat të mirë nuk ka pësuar ndonjë lëndim, por të njëjtën kohë mbeti pa peshkun për të cilin ishte munduar shumë që ta zë. /Telegrafi/