Site icon Telegrafi

U futën vjedhurazi në një park kombëtar për të vrarë elefantët, vriten tre gjuetarë në Kenia

Wild elephants in Thailand Khao Yai National Park. ; Shutterstock ID 187244267; Purchase Order: -

Tre gjuetarë janë qëlluar për vdekje nga rojtarët e kafshëve të egra në Kenia, pasi u futën vjedhurazi në një park kombëtar për të vrarë elefantët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjuetarët e armatosur, të cilët thuhet se ishin nga Uganda, hynë në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Malit Elgon të mërkurën dhe u përpoqën të vrisnin elefantët dhe të vidhnin “dhëmbët” e tyre.

Si pasojë, siç thuhet më tej, një shkëmbim zjarri pasoi midis burrave dhe rojeve të parkut, të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve.

Ndërsa tre nga gjuetarët u vranë, dy të tjerë u plagosën, por u arratisën, njoftoi Shërbimi i Parkut Kombëtar.

“Zyrtarët ishin në patrullë rutinore brenda parkut kur hasën pesë grabitës, dy prej të cilëve ishin të armatosur”, është thënë në deklaratën e Parkut Kombëtar.

Gjuetia ilegale ka rënë ndjeshëm në Kenia por mbetet një problem, me rreth 69 elefantë të vrarë vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version