Telegrafi

U futën të pastronin pusin, vdesin gjyshi dhe dy nipërit në Berat

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Berat teksa kishin hyrë për të pastruar pusin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dyshnik rreth orës 07:30.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve. Paraprakisht dyshohet se vdekja e 3 shtetase ka ardhur nga gazi brenda në pus. /Euronews.al/