Telegrafi

U futën në klinikën dentare në Brazil për të kryer plaçkitje, nuk e dinin se në karrigen e pacientëve ishte ulur një polic civil – pendohen keq hajnat

Ky është momenti kur një polic brazilian në rroba civile që nuk ishte në detyrë, arrin që pas një orvatje me dy hajna të armatosur, t’i përplas për tokë dhe t’i arrestojë.

Gjithçka ndodhi brenda një klinike private dentare, ku polici kishte shkuar për një kontroll, kur në atë moment hajnat e armatosur u futën brenda duke i kërcënuar me jetë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë shfaqin dy 19-vjeçarë futen në klinikë, duke e detyruar policin civil që të shtrihet me fytyrë për dyshemeje.

46-vjeçari pjesë e policisë braziliane, urdhërohet së bashku me infermieret dhe dentistin që t’ua dorëzojnë portofolat dhe gjësendet e tjera me vlerë.

Madje njëri prej plaçkitëse me një thikë gjigante i afrohet policit të shtrirë në dysheme, duke tentuar me dhunë t’ia merr portofolin.

Aty fillon gjithçka. Ai arrin të ngritet në këmbë dhe ta neutralizojë njërin prej tyre – duke ia drejtuar revolen. E më pas iu vërsul edhe tjetrit që e rrëzoi me tërë forcën në tokë. /Telegrafi/