Telegrafi

U futën në dyqan për të plaçkitur, hasën në një ish-marins amerikan që ua rrëmbeu revolen – flet ish-ushtaraku nga Arizona

Një ish-marins nga Arizona, SHBA, që në pak sekonda u shndërrua ne hero kur ia rrëmbeu revolen një hajnit që tentoi të kryej plaçkitje në një dyqan, thotë se është me fat që është gjallë, pasi 14-vjeçarit i ishte bllokuar arma.

James Kilcer, 32-vjeç, u bë kryelajm i mediave amerikane, ku kamerat e sigurisë e kapën momentin brenda dyqanit kur ushtaraku amerikan ia rrëmben revolen plaçkitësit, transmeton Telegrafi.

Kilcer ishte nisur për në punë dhe ishte ndalur në dyqan për të blerë diçka. Në ato moment u futën dy persona të armatosur – ku njërit prej tyre menjëherë ia rrëmbeu revolen.

“Dikush është dashur ta bëjë. E dija se çfarë do të ndodhte, dhe nuk e kisha ndërmend të ulesha dhe të qaja. Thjesht prita momentin e duhur për të reaguar”, tha Kilcer.

Ai pretendon se i shpëtoi vdekjes pasi që revolja e të dyshuarit ishte bllokuar dhe nuk mund të shkrepte personi, që në fund doli të jetë një 14-vjeçar. /Telegrafi/