Disa njerëz janë lënduar pasi një veturë ishte futur me shpejtësi të madhe në një rrugë afër Natural History Museum në Londër.
Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident të ndodhur gjatë ditës së sotme, pas së cilit aty tanimë gjenden edhe policë të armatosur.
Dëshmitarët kanë thënë se një numër njerëzish po largohen me ambulancë, megjithatë shkalla e lëndimeve të tyre është e paqartë.
Një burrë është arrestuar jashtë muzeut. /Telegrafi/