Site icon Telegrafi

U fut me sëpatë në market, hajni pendohet keq për veprimin (Video)

Një burrë kishte vendosur të plaçkit një market në Portland, dhe kështu kishte menduar se një sëpatë e vogël do t’i kryej punë.

Ishte i bindur se do të mjaftonte kjo armë e ftohtë që ta frikësojë punonjësin, megjithatë u pendua keq kur e pa se çfarë po e priste, transmeton Telegrafi.

Në momentin qe ia tregoi punonjësit sëpatën, e kuptoi se kishte bërë një gabim shumë të madh – pasi punonjësi iu kundërpërgjigj duke ia drejtuar revolen.

E duke parë se nuk kishte çfarë t’i bëjë, punonjësi mori telefonin për ta lajmëruar policinë. Hajni menjëherë e lëshoi në dysheme sëpatën dhe vazhdimisht e luste.

“Më vjen shumë keq, do të largohem me vrap”, i ka thënë plaçkitësi punonjësit, por ai e kishte urdhëruar të qëndrojë i gjunjëzuar dhe të mbaj duart lart.

Megjithatë ai nuk e bëri një gjë të tillë dhe u largua nga vendi i ngjarja pa lënë gjurmë, kurse policia është vënë në kërkim të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version