Site icon Telegrafi

U fut në verari dhe hapi rezervuarët, u derdhën 60 mijë litra verë që kapin vlerën e 2.5 milionë eurove – kamerat e sigurisë kapin momentin në Spanjë

Ky është momenti shokues, kur një person shfrytëzon terrin për të derdhur 60 mijë litra verë të shtrenjtë që kap vlerën e 2.5 milionë eurove.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një verari të Spanjës, kur pronari i saj Jose Moro, mbeti pa atë që ai e do më së shumti, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një person vrapon në drejtim të rezervuarve gjigant të cilëve ua hap kapakët dhe vera e shtrenjtë fillon të derdhet nëpër tokë.

Ky akt vandal ka ndodhur në verarinë Cepa 21 në Castrillo de Duero të Valladolidit në Spanjë.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për 60 mijë litra verë që u derdhën në tokë – mjaftueshëm për të mbushur 80 mijë shishe.

Veraria është në pronësi të Jose Moro, një kultivues i njohur që shet produktet e tij në mbarë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version