Shumicës prej nesh na nevojiten nga një deri në dy orë që të dekorojmë shtëpinë me rastin e festave të fundvitit.
Por të vendosësh 1,760 dekorime të ndryshme në tavanin e shtëpisë, Sylvia Pope, 78-vjeçe, i nevojiten më shumë se tre muaj, transmeton Telegrafi.
Kjo gjyshe nga Swansea e njohur si Nana Baubles, ka thyer rekordin botërorë për koleksionin më të madh të dekorimeve.
E pavarësisht që rekordi i saj është njohur nga libri i rekordeve Guiness, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq – synon të mbledh deri në 2 mijë dekorime deri në festën e Vitit të Ri.
Pope që ka mbledhur dekorime nga e mbarë bota për vite me radhë, fillon me varjen e tyre në tavan në shtator dhe i heq në mars – e në një rast ato i kishte lënë të varura për plotë 12 muaj. /Telegrafi/