Pjesëtari i sigurimit në një klub të natës në Nigeri, ka arritur falë aftësive të tij luftarake të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzish, pasi ndali burri që më pushkë në dorë shëtitej nëpër lokal.
Sigurimi në klubin e natës i identifikuar si Harrison, është një hero i vërtetë në Nigeri. Ai arriti të shpëtojë shumë qytetarëve, pasi ndali burrin me pushkë që u fut në lokal dhe planifikonte të kryente sulm, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi ishte futur në lokal duke mbajtur në dorë një pushkë automatike të tipit AK-47. Ishte nisur për të kryer sulmin vdekjeprurës, por që për fat të mirë nuk kishte filluar menjëherë më të shtëna kështu edhe u ndalë me kohë.
Sigurimi i Harrison vendosi t’i kundërvihet kur e pa me pushkë në dorë. Pa hezituar u nis drejt sulmuesit dhe shfrytëzoi aftësitë e tij të arteve marciale për ta ndalur.
Ai prej vitesh praktikon stilin e artit marcial Krav Maga, e përveç si trajner i këtij sporti punonte pjesërisht edhe si pjesëtarë i sigurimit në klubin e natës.
“Këtu është burri që Zoti e dërgoi të mbrojë shumë jetë njerëzisht në qytetin Enugu. Ai ishte në punë kur sulmuesi u fit në lokal duke shëtitur me AK-47. Deshi të vret sa më shumë njerëz, por ky burrë ua shpëtoi jetën”, thuhet në raportimin e mediave nigeriane. /Telegrafi/
https://twitter.com/OmmwambaKE/status/1629382606285422599?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1629382606285422599%7Ctwgr%5E5959bfa98e77c5a78752dcacc9b9561c5a8f9bd2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4114682%2Fdrama-izbacivac-spasio-desetine-zivota-zaustavio-coveka-koji-je-s-puskom-usetao-u-bar-i-krenuo-u-krvavi-pir-video