Telegrafi

U fut në kishë duke thirrur “Allahu Akbar”, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare në Itali pasi u ndalua nga dy policë

Një 39-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali në rrethana të pazakonta.

Mediat italiane shkruajë se Marinela Murati ka hyrë në një kishën Madonna Pellegrina në via Monti të Italisë mëngjesin e 3 nëntorit, teksa zhvillohej një ceremoni mortore duke bërtitur “Allahu Akbar”.

39-vjeçarja u ndalua nga dy oficerë policie dhe humbi ndjenjat. Ajo është transportohet në spitalin e Vigevanos, ku dhe ndërroi jetë.

Dy policët janë vënë në hetim nga autoritetet italiane pasi nuk dihet nëse neutralizimi i gruas nga ata lidhet me vdekjen e saj.

Sipas mediave italiane, dyshohet se shqiptarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. /Telegrafi/