Telegrafi

U fut në dyqanin e telefonave për të kryer vjedhje, hajni rus pendohet keq – punonjësit i hedhin shkumë nga aparati për fikjen e zjarrit dhe e godasin me karrige

Punonjësit e një dyqani të telefonave mobil në Rusi, kanë arritur të zmbrapsin një burrë të maskuar që ua drejtoi armën dhe në dorë mbante një granatë.

Menaxherja 29-vjeçe ia kishte rrëmbyer revolen plaçkitësit, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ajo ia drejton revolen hajnit në qytetin e dytë për ka madhësia në Rusi, Shën Petersburg, transmeton Telegrafi.

Ai i kërcënonte me armë dhe granatë dorë, por asistenti i menaxheres nxori aparatin për fikjen e zjarrit dhe filloi ta spërkatë me shkumë dhe ta shpërqendrojë, që më pas ta godet edhe me karrige.

Në fund plaçkitësi u largua nga lokali pa asnjë telefon të mençur apo para, ndërsa sapo doli nga lokali u prangos nga policia, pasi menaxherja e lokalit dhe asistenti kishin një buton të fshehtë, që e shtypën dhe alarmuan policinë se po kryhej një plaçkitje.

Policia dhe garda nacionale ruse kanë kontrolluar veturën e plaçkitësit, brenda të cilës kanë gjetur disa armë të rreme por edhe të vërteta. /Telegrafi/