Telegrafi

U fut në dyqan dhe ia drejtoi revolen burrit që mbante foshnjën në dorë, për fat nuk i shkrep arma – policia në Detroit arreston sulmuesin

Kamerat e sigurisë brenda një marketi në një pompë derivatesh në Detroit, SHBA, ka kapur momentin kur një burrë me revole në dorë futet brenda dhe ia drejton revolen një burri tjetër që mbante në dorë foshnjën.

Policia e Detroitit ka shpërndarë pamjet nga ky sulm që ka shokuar opinionin në SHBA, ku gjithçka ndodhi brenda marketit të pompës së derivateve, transmeton Telegrafi.

“Po tentojmë të identifikojmë të dyshuarin”, pati bërë të ditur policia e këtij vendi, duke theksuar se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në ditën kur po festohej “Dita e Babait”.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit në video, i cili pas një kontrolli të gjerë ka përfunduar në pranga.

E sipas policisë, duket se revolja i kishte ngecur dhe nuk kishte mundur të shkrep as edhe një plumb – ku për fat të mirë burri dhe foshnja e tij shpëtuan pa asnjë lëndim. /Telegrafi/