Telegrafi

U fut në dhomën e gjyqtarëve, FFK e dënon me para Arsim Kabashin e Ballkanit

Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar me ‘ vetëm’ 300 euro presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi, pas incidentit në ndeshjen Drita-Ballkani.

Drita dhe Ballkani luajtën në ndeshjen e javës së 21-të ku fitore shënuan vendasit nga Gjilani me rezultat 1-0.

Megjithatë, pas pjesës së parë, kur rezultati ishte baras 0-0, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi kishte hyrë në dhomën e gjyqtarëve dhe kishte kërcënuar ata me këto fjalë: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”.

Videoja e tij ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe gjesti i të parit të Ballkanit është cilësuar i papranueshëm.

Disa ditë pas inicimit të rastit, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka vendosur ta dënojë Kabashin me një gjobë ‘qesharake’ prej 300 eurosh.

Lexo po ashtu Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, futet në dhomën e gjyqtarëve mes pjesëve në përballje me Dritën

Vendimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së

Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një akcioni të mysafirve dhe e kishte kërcnuar gjyqtarët: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”.

Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

/Telegrafi/