Site icon Telegrafi

U fut në apartamentin e saj dhe tentoi ta përdhunojë, por kur u shfaq i dashuri i saj e bëri për spital sulmuesin (Foto, +18)

William Matson 52-vjeç nga Karolina e Jugut, e ka pësuar keq në momentin që ka tentuar ta përdhunojë vajzën të cilës i është futur me dhunë në apartament. Por para se të ndodhte më e keqja, në ato momente u shfaq i dashuri i saj.

Pasojat e asaj çfarë i kishte bërë ai mund t’i shihni në fotografinë e postuar më poshtë, të cilën e ka publikuar policia gjatë vitit të kaluar kur edhe kishte ndodhur incidenti, transmeton Telegrafi.

I dashur i saj fillimisht e kishte larguar Matsonin nga e dashura e vet, më pas filloi ta godas me grushta nëpër kokë, duke e tërhequr zvarrë deri në oborrin e ndërtesës, ku pasoi seria tjetër e rrahjes.

As gjykata e as policia nuk ka ngritur padi kur të dashurit të saj, pasi që sipas tyre ai kishte reaguar për ta mbrojtur viktimën e sulmit seksual. /Telegrafi/

Exit mobile version