Telegrafi

U fut në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti – deshi të mbetet anonim

Një burrë që deshi të mbetet anonim në Shtetet e Bashkuara, u ka dhuruar 30 milionë dollarë ndihmë për qytetarët e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende.

Sipas kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, donatori i kësaj shumë të majme është një pakistanez, transmeton Telegrafi.

“I prekur thellë nga anonimiteti i pakistanezit që u fut në ambasadën turke në SHBA, dhe dhuroi 30 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë”, ka shkruar në Twitter kryeministri pakistanez.

Lexo po ashtu Mrekulli në Turqi, 149 orë pas tërmetit shkatërrues nxirret i gjallë nga rrënojat burri

“Këto janë akte kaq madhështore të filantropisë, që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi rrethanat në dukje të pakapërcyeshme”, shtoi Sharif.

Lajmin e konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu. Në anën tjetër CNN ka kontaktuar ambasadën turke në SHBA për të marrë prononcim, por deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë. /Telegrafi/