Telegrafi

U fut lakuriq në palestër dhe filloi të sulmojë të pranishmit, përleshjen e vazhdoi në rrugë – burri nga Miami përfundoi në pranga

Ky është momenti kurrë një që u fut lakuriq në palestrën e fitnesit në Miami dhe filloi të përleshet me klientët e tjerë – duke përdorur pajisjet dhe më pas rrahjen e vazhdoi në rrugë duke sulmuar kalimtarët e rastit.

Sulmuesi i paidentifikuar u fut fillimisht në palestër në Midtown, kurse në një video amatore shihet duke shkatërruar pajisjet dhe përleshur me të tjerët brenda.

Pasi e kuptoi se me ta nuk mund të “matet” vendosi të vazhdojë rrahjen jashtë, pasi u nxor dhunshëm. Atje iu vërsul kënd e gjeti përpara, transmeton Telegrafi.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ai tentoi të arratiset me veturë, por pa ndonjë sukses. U godit dy herë me revole elektrike, por duket se as ajo nuk e bindte që të dorëzohet.

Megjithatë në fund përfundoi në pranga, dhe shpejtë pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve për sulm fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. /Telegrafi/