Telegrafi

U fuste duart grave kur bënin joga, 30 muaj burg shqiptarit

Një shqiptar është dënuar në mungesë nga një gjykatë në Bolzano të Italisë, pasi u fuste duart femrave që bënin joga.

Ronald Kuzari, 23 vjeç, ishte kthyer në tmerrin e qytetit turistik Merano.

Të paktën pesë femra kanë ngritur padi ndaj tij.

Ato thonë se shqiptari me kostum sportiv u ka futur duart në park, ndërkohë që bënin joga.

Gjykata e dënoi me 2.5 vite burg shqiptarin, që është kthyer në Shqipëri dhe nuk gjendet.

Një prej femrave kishte ngritur padi civile.

Gjykata e dënoi shqiptarin me gjobë prej 3 mijë eurosh.

Se kur do ia marrin, nuk dihet. /mapo.al/