Ish-opininoistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklin Lekatari mundohet ta mbaj jetën e saj private sa më larg qendrës së vëmendjes.
Por, muaj më parë ajo u ‘kap’ mat në shoqëri e një mashkulli misterioz që më vonë u zbulua se bëhej fjalë për biznesmenin e njohur shqiptar, Gjergj Skëndo.
Teksa, Lekatari ka vazhduar të hesht në lidhje me romancën e saj, gjatë një interviste të fundit në emisionin “Natën me Aulonën” ajo u pyet rreth kësaj.
Duke mos preferuar të zbulonte detaje për lidhje e saj të dashurisë, Zhaklina tha shkurt se është e lumtur.
“Po jam në një marrëdhënie, por do të doja ta ruaja si marrëdhënie e të mos flisja shumë për të sepse mendoj që kjo marrëdhënie e meriton të jetë e sigurt, jam e lumtur”, u shpreh Zhaklina.
“Ka qenë një njeri që më ka mbështetur në momentin e duhur dhe e falënderoj”, tha tutje ajo për partnerin.
Theksojmë që partneri i saj thuhet se është një biznesmen i njohur në Shqipëri, menaxher i një rrjeti baresh të njohur anë Tiranë dhe pronar i NRG Radio.
Zhaklina ndërkohë shpesh herë bëhet pjesë e debateve publike, duke nxitur reagime me veprimet dhe opinionet që shpreh për çështje të ndryshme sociale.
Ajo ishte mjaft e zëshme edhe gjatë kohës së BBVA 2 duke u konfrontuar me disa prej banorëve të shtëpisë së famshme. /Telegrafi/