Site icon Telegrafi

U fotografua me lulet që gjeti në tavolinë në ditën e parë në punë, e kuptoi se kishte gabuar vetëm disa muaj më vonë (Foto)

Jon Kaña filloi një punë të re në një kompani mediash me qendër në San Francisko në tetor.

Dhe, si për befasi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, që në ditën e tij të parë, 25-vjeçari gjeti një buqetë me lule në tavolinën e tij.

Kështu, pasi ishte ndier i respektuar, ai postoi disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shihej bashkë me buqetën e luleve.

Por ky ishte një keqkuptim nga ai, të cilën e kuptoi vetëm disa muaj më vonë – një bashkëpunëtor i tha atij se lulet nuk ishin për të.

Lulet ishin të destinuara për një punonjëse e cila po shkonte në pushim të lindjes. /Telegrafi/

Exit mobile version