Shkodran Mustafi i ka hedhur poshtë thashethemet se ai ka vendosur të largohet nga Arsenali.
Megjithëse Mustafi qenë një nga shtyllat e mbrojtjes në drejtimin e Unai Emery këtë sezon, duke luajtur në 31 ndeshje në Ligën Premier, disa gabimet të kushtueshme bërë që të flitet seriozisht për largimin e tij.
Mësohet se Arsenali po dëgjon ofertat që vijnë mbi 20 milionë funte për Mustafin këtë verë, pavarësisht se shqiptari u ble 35 milionë funte nga Valencia tre vjet më parë.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, që ka qenë te Arsenali, është i interesuar që ta joshë Mustafin për ta marr në San Siro.
Por vetë Mustafi i ka hedhur poshtë spekulimet, duke thënë se nuk do të largohet.
“Është e çuditshme që ka gjithnjë spekulime për transferim”.
“Unë jam një lojtar i Arsenalit dhe kam një kontratë deri në vitin 2021”, ka thënë ai për Kicker. /Telegrafi/