Një debat në fushës pas fitores së Spanjës në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë, thuhet se shkaktoi ndarjen mes Alvaro Morata-s dhe gruas së tij, sipas një raportimi.
Morata dhe Alice Campello u ndanë në mes të muajit gusht pas shtatë vjetësh martesë, kohë gjatë së cilës bënë katër fëmijë së bashku, shkruan DailyMail.
Përkundër kësaj, ata kanë deklaruar se ende e duan njëri-tjetrin, dhe kanë mohuar çdo thashethem për arsyen e ndarjes, pasi Morata u akuzua se ishte parë në fotografi eksplicite me një grua tjetër.
Por, tani po raportohet se dyshja janë fjalosur në fushë pas përfundimit të ndeshjes Spanjë-Angli, dhe gjërat devijuan me shpejtësi.
Alice raportohet se dëshironte që vetëm ajo, fëmijët dhe miqtë e saj të ishin në fushë për të festuar me Morata-n dhe nuk donte që prindërit apo familja e kapitenit të Spanjës të ishin të pranishëm, gjë që çoi në prishje të marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/