Telegrafi

U filmuan duke hedhur në erë 15 bankomatë, nga të cilët vodhën afro gjysmë milionë funte – policia angleze kap grupin kriminal

Një grup i organizuar i kriminelëve kanë përfunduar prapa grilave dhe të gjithë janë dërguar me 45 vite burgim, pasi për dy vite kishin kryer një sërë vjedhjes, kryesisht të bankomateve që i hidhnin në erë më lëndë shpërthyese.

Leëis Murkin, 33-vjeç, Philip Clarke, 32, Ryan Wilson, 31 dhe Michael Cash, 30, janë dënuar me nga 10 vite e tetë muaj burgim, pasi plaçkitën mbi 15 bankomate, transmeton Telegrafi.

Burgut nuk i shpëtoi as Martin Goldstraw, 43-vjeç, të cilit iu kumtua verdikti me të cilin urdhërohet t’i kalojë pesë vite e katër muaj në burg, pasi kishte asistuar grupin në vjedhjen e disa veturave që i përdornin kryesisht për të kryer vjedhje.

Cak i tyre ishin bankomatet në Manchester, Yorkshire, North Wales dhe Cheshire, ku të gjithë këta bankomatë u hodhën në erë gjatë periudhës mars 2018-shkurt 2019, duke arritur të vjedhin 429 mijë funte.

Gjithashtu vlen të theksohet se ata kanë shkaktuar edhe dëme materiale në vlerë prej dhjetëra mijëra funte. Gjykimi i tyre kishte shfaqur interesim të madh për gazetarët britanikë që ndoqën pothuajse çdo seancë.

Kamerat e sigurisë të vendosura nëpër bankomate, ka filmuar taktikat që ata i përdornin për t’i hapur ato që në shikim të parë ngjajnë shumë me skenat aksion të filmave të Hollywoodit. /Telegrafi/