Presidenti i Komunitetit Lokal të Medjugorje, Bosnjë dhe Hercegovinë, Dragan Vasilj, ka dhënë dorëheqje pasi një video e konfliktit të tij fizik me një grua u shfaq në Facebook.
Sipas medieve lokale, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur Vasilj del nga vetura e tij dhe përplaset me një mysafire të këtij vendi turistik, pas së cilës gjë ka pasur një shkëmbim goditjesh.
Në një deklaratë të nënshkruar nga Vasilj, e cila u botua në faqen e Facebook të MZ Medjugorje, thuhej se “i njëjti person kishte parkuar veturën në të njëjtin vend, duka ua pamundësuar veturave tjera kalimin nga aty”.
Në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook dhe e cila kishte marrë shumë shikime ishte shkruar:
“Shikoni këtu dhunën e presidentit tonë lokal të Bashkësisë Lokale të Medjugorje, Dragan Vasilj (ŽIGIĆ), i cili maltreton mysafirët”. /Telegrafi/