Site icon Telegrafi

U filmua duke përdorur forcë të tepruar ndaj nxënëses 11-vjeçe, polici amerikan jep dorëheqje – shokohet opinioni me pamjet e publikuara

Një polic në New Mexico të SHBA-ve ka dhënë dorëheqja pasi është publikuar një video rrëqethëse ku shihet se si ai përdor forcë të tepruar ndaj një vajze 11-vjeçare, e cila sipas tij kishte marrë më shumë qumësht sesa është dashur ta bëjë në mensën e shkollës.

Nga stacioni i policisë në Farmington kanë bërë të ditur se polici Zachary Kristensen ka dhënë dorëheqje pas fillimit të hetimeve të brendshme, për shkak të përdorimit të dhunës së tepruar ndaj vajzës në një shkollë në Mesa View, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e kamerës së vendosur në uniformën e policisë që është e obligueshme, shihet se si polici pas një konflikti verbal që pati vajza me drejtorin e shkollës, ia merr me forcë asaj çantën nga shpina dhe e përplasë në tokë për ta prangosur.

Në anën tjetër drejtori i policisë në Farmington, Steven Hebe, ka deklaruar se sjellje të tilla të policëve nuk janë në përputhje me standardet e kësaj njësie duke pranuar se nuk ka “përgjigje” për një veprim të tillë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=143&v=Oam1BTCPuFw

Exit mobile version