Telegrafi

U bë i famshëm duke ndjekur krokodilët, qeni pas nëntë viteve e pëson pikërisht nga një reptil (Video)

Një qen që ishte bërë i njohur për faktin se terrorizonte krokodilët për më shumë se nëntë vite, është mbytur pikërisht nga një krokodil.

Qeni i racës terrier i njohur me emrin “biondja budallaqe”, po ndiqte krokodilin kur u kafshua dhe përfundoi në ujë, territor ky që kontrollohej nga krokodilët, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, “biondja budallaqe” ishte bërë e njohur për faktin se ishte filmuar duke ndjekur një krokodil tri metra, i cili nga frika iku dhe u fsheh në ujë.

Për vite të tëra ky qen kishte ndjekur krokodilët, por kurrë nuk është besuar se ai kryesisht do ta pësojë nga një krokodil që në përgjithësi ia kishin “frikën”. /Telegrafi/