Site icon Telegrafi

U evidentuan papastërti pranë QKMF-së në lagjen “Dardania” në Gjilan – punëtorët e tregut reagojnë me pastrim

Punëtorët e tregut kanë reaguar me pastrim pasi ditë më parë janë evidentuar papastëri në hapësirën pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në lagjen “Dardania” të Gjilanit.

Kushtrim Kadriu, Kryesues i Kuvendit Komunal bëri të ditur se tashmë mbeturinat janë larguar dhe gjendja është përmirësuar.

Papastërti pranë QKMF-së në lagjen "Dardania" në Gjilan – shqetësime për higjienën publike
Lexo po ashtu Papastërti pranë QKMF-së në lagjen "Dardania" në Gjilan – shqetësime për higjienën publike

“Reaguam sot; gjendja u përmirësua falë punës së punëtorëve të tregut”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kadriu pati një video ku ishte pasqyruar gjendja e rënduar e mbeturinave në këtë zonë publike.

“Gjendja e papastërtisë pranë QKMF-së në lagjen Dardania”, ka shkruar ai, duke shtuar se pamjet tregojnë mbeturina dhe mungesë mirëmbajtjeje në këtë zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version