Site icon Telegrafi

“U ekspozua ndaj coronavirusit”, Pompeo vendoset në karantinë

Departamenti i Shtetit tha të mërkurën se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, kishte kontakt me një person i cili doli pozitiv për COVID-19 dhe si pasojë është vendosur në karantinë.

Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, Departamenti tha se Pompeo kishte dalë negativ në testin për virusin por po monitorohej nga profesionistë të mjekësisë.

Ai tha se nuk do të identifikonte personin e infektuar me të cilin Pompeo ra në kontakt për arsye privatësie.

Një njoftim i tillë vjen ndërsa Pompeo dhe departamenti janë kritikuar për organizimin e pritjeve dhe festave mes pandemisë së coronavirusit.

Pompeo pritej të merrte pjesë në mbledhjen e kabinetit të presidentit Donald Trump të mërkurën më vonë, megjithëse emri i tij nuk ishte i shënuar në orarin e tij publik.

Ai gjithashtu kishte planifikuar paraprakisht të takohej me të nominuarin e presidentit të zgjedhur Joe Biden për të pasuar atë, Antony Blinken. /Telegrafi/

Exit mobile version