Aktorja turke, Meryem Uzerli, e njohur më mirë si Hurrem i serialit Sulejman i Madhërishëm, është një nga mysafirët e festivalit të Kanës.
Në qilimin e kuq, ajo u prit me ovacione, megjithëse nuk kishte komente pozitive rreth pamjes së saj të fundit – buzët tashmë i ka më të trasha dhe faqet janë të tejmbushura shkaku i ndërhyrjeve estetike.
Ajo është fotografuar në shoqëri edhe të aktorit John Travoltës, i cili luan në një film biografik për kriminelin John Gotti.
Biondina 34-vjeçare është aktore turke me prejardhje gjermane dhe u bë e njohur edhe në saje të një bukurie natyrale.
Ajo la filmimin e serisë që i solli famë në botë dhe pas grindjeve dhe ngacmimeve të shumta prej partnerit Can Atesa, aktorja mendoi të kryej edhe një vetëvrasje.
Ajo mbeti shtatzënë dhe i kishte kërkuar që të abortojë, por ajo solli në jetë një vajzë në Berlin.
Ndryshe, “Sulltan Huremin” do ta shohim edhe në disa projekte të tjera serike dhe filmike. /Telegrafi/