Site icon Telegrafi

U duk se do ta pësojnë me jetë kalimtarët kur ndërtesa filloi të shembet në Tajvan, objekti 10 katësh mbeti e varur në këndin 45 shkallë

Një grup qytetarësh të tmerruar tajvanezë arritën t’i shpëtojnë vdekjes për një “fije floku”, kur një ndërtesë 10-katëshe u shemb pothuajse mbi ta nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit prej 7.2 magnitudë – për të përfunduar më pas e varur në këndin prej 45 shkallë.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin ndërtesën me tulla të kuqe e cila fillon të shembet me shpejtësi, duke bërë që copëzat e saj të bien në rrugën që frekuentoj nga shoferë të shumtë, këmbësorë e çiklistë, transmeton Telegrafi.

Kur u duk se gjithçka do të merr fund për të gjithë tajvanezët që gjendeshin në atë udhëkryq, një dozë fati u priu – kur objekti mbeti i varur në këndin prej 45 shkallë – duke u dhënë kohë të mjaftueshme që të largohen.

Lexo po ashtu Tërmeti në Tajvan, mbi 930 të lënduar – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm që janë ngujuar nën rrënoja

Tërmeti që goditi sot Tajvanin po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit, kurse qindra persona raportohet të kenë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Deri më tani kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa ekipet e shpëtimit që kanë dalë në terren po bëjnë të pamundurën që t’i nxjerrin gjallë qytetarët që janë ngujuar në rrënojat e objekteve të shembura. /Telegrafi/

Exit mobile version