Site icon Telegrafi

U dorëhoq si kryeministër, David Cameron shijon kafen e parë të lirisë në një kafene lagjeje (Foto)

Ata dominuan Partinë Konservatore për më shumë se një dekadë dhe e drejtuan vendin për 6 vite.

Por David Cameron dhe George Osbore lanë pas zbritjen nga karriera e tyre politike me një kafe në Notting Hill këtë mëngjes.

Kjo rënie dramatike për ish-kryeministrin dhe kancelarin u konfirmua ditën e djeshme kur Cameron dorëzoi zyrtarisht tërheqjen e tij tek Mbretëresha Elizabet për t’i lënë postin kryeministres së re Theresa May.

Brenda orësh, May hoqi në mënyrë “brutale” Osborne, i cili ishte me shpresën se  me këtë rast mund të kishte një post më të mirë.

Lexo po ashtu Burri i mbretëreshës Elizabeth ‘zëvendëson’ shoferin e Obamës (Foto/Video)

Disa foto ekskluzive janë kapur nga Mail Online ku duken Cameron me familjen e tij dhe Osborne po pinë kafe në veri të Kensington.

Ky ishte mëngjesi i parë i lirës së të pirit kafe në një lokal lagjeje. Ata u ulën me gratë dhe fëmijët e tyre dhe dukeshin shumë në harmoni me njëri tjetrin.

Exit mobile version