Site icon Telegrafi

U divorcua pas 13 vitesh martesë nga Tom Brady, Gisele Bundchen: Ndarjet nuk janë asnjëherë të lehta

Foto: Screenshot/Instagram

Gisele Bundchen ka folur së fundmi shkurtimisht për divorcin e saj nga Tom Brady, në një intervistë për revistën “Vogue” të Brazilit.

Supermodelja 43 vjeçare u pyet për ndarjen pas 13 vitesh martesë në tetor të vitit 2022.

“Gjithmonë kam besuar se çdo situatë pavarësisht sa sfiduese, na mëson diçka dhe na ndihmon të rritemi”, tha ajo për “Vogue Brasil”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur mediat spekulojnë në çdo hap”, theksoi tutje ajo.

Lexo po ashtu Gisele Bundchen divorcohet nga Tom Brady pas 13 vitesh martesë

“U përpoqa të fokusohesha te fëmijët e mi, shëndeti im si dhe në projektet e ëndrrat e mia”, shtoi Gisele për ndarjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Tom dhe Gisele janë prindër të Vivian, 10 vjeçare si dhe Benjamin, 13 vjeçar.

Të njëjtit në tetor bënë një deklaratë në rrjete sociale, përmes së cilës ua kumtuan fansave vendimin për t’u ndarë.

Pas ndarjes, pati spekulime të ndryshme duke thënë se të dy nga ta janë përfshirë në romanca të reja.

Tom së fundmi po flitet për një lidhje dashurie me modelen Irina Shayk, e cila më parë ka qenë me aktorin Bradley Cooper. /Telegrafi/

Exit mobile version