Site icon Telegrafi

U diagnostikua me tumor në abdomen – familja Dragusha kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së tyre

Rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmë për shërim jashtë vendit, janë të shpeshta. Në pamundësi të kushteve financiare ata shpesh herë detyrohen të shtrijnë dorën dhe të kërkojnë ndihmën e njerëzve vullnetmirë.

Me një moment të tillë po përballen edhe familja Dragusha, të cilët po kërkojnë ndihmë për dërgimin e vajzës së tyre për shërim në Turqi.

Leutrim Dragusha ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se vajza e tij Nina është diagnostikuar me Tumorin NEUROBLASTOMA në Abdomen i cili shërimin duhet ta marr urgjent në Turqi, i cili kushton 144.000 Euro.

“Unë dhe Tina kur kemi filluar bashkë rrugëtimin jetësor, kishim imagjinuar të jemi gati me të gjitha sfidat e jetës por në realitet qenka shumë ndryshe, si Prindër jemi të thyer. I madhi Zot po të jepke forcë dhe sabër me i përballu këto sprova dhe lutemi te Allahu ti jep shërim vajzës tonë Ninës”, ka shkruar Leutrimi.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Ninën në mënyrë Financiare, Llogaria e Bankës është: Leutrim Dragusha 044777232

IBAN: XK05 2033000108638067 – Teb Bank

Swift Code: TEBKXKPR . /Telegrafi/

Exit mobile version