Site icon Telegrafi

U dhanë çertifikatat për përbërjen e re parlamentare

Në Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot u dhanë çertifikatat për deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çertifikatat u jepen përfaqësuesve të autorizuar të koalicioneve dhe partive politike që fituan deputetë, dhe jo si deri më tani personalisht deputetëve të rinj të zgjedhur.

Parlamenti i nëntë i Maqedonisë do të ketë 120 deputetë. Shumicë mandatesh fitoi koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM 51, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja 49 deputetë, BDI 10, Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3, PDHS 2. Nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave.

Pas konstituimit të Parlamentit, kryetari i Republikës së Maqedonisë, brenda dhjetë ditëve do të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version