Cardi B ka qenë një prej personazheve që ka marrë vëmendje me veshjen e saj në evenimentin MET Gala.
Reperja i ka befasuar të gjithë me fustanin që e kishte zgjedhur për këtë mbrëmje, i cili ishte shumë i madh.
Ajo e kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe për këtë eveniment, ndërkohë që kokën e kishte të mbuluar.
Por, fustani ishte aq i madh, saqë Cardi kishte nevojë të ndihmohej nga të tjerët për të ecur nëpër shkallë.
Për më shumë, u nevojitën disa burra për t’i ndihmuar që ta menaxhonte veshjen e saj gjatë parakalimit në tepihun e kuq. /Telegrafi/