Cesar Azpilicueta është lajmëruar nga spitali, pas lëndimit që pësoi në humbjen 1-0 të Chelseat nga Southamptoni.
Kapiteni i Bluve u goditë në minutën e 74-të në kokë nga një lojtar kundërshtar, ndërsa u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 84-të, dhe në vend të tij u inkuadrua Trevoh Chalobah.
Spanjolli u dërgua menjëherë në spital, ndërsa sot (e diel) ka lëshuar një mesazh ku thuhet se ai është mirë.
“Përshëndetje të gjithëve! Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mesazhet tuaja të mbështetjes!”, thuhet fillimisht në letrën e tij.
“Unë dhe familja ime dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që janë kujdesur për mua që nga incidenti i djeshëm. Nga ekipi mjekësor i Klubit të Futbollit Chelsea, te shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, te spitali St’ Mary dhe Cleveland dhe të gjithë anëtarët e stafit dhe mjekët: një falënderim nga thellësia e zemrës sime”.
“Tani është koha për t’u rikuperuar dhe do t’ju shoh së shpejti në fushë!”, përfundon shkrimi i Azpilicuetas. /Telegrafi/
Hi everyone!
Thank you all for your love and messages of support!
My family and I would like to thank everyone who has been looking after me since yesterday’s incident… pic.twitter.com/suBCdIQbj6— César Azpilicueta (@CesarAzpi) February 19, 2023