Telegrafi

U dërgua në banesën e fundit në shportën e ekskavatorit (Foto)

A former digger driver was given a fitting send-off when his coffin was carried to his funeral in a JCB. The coffin of Len Fairhurst, from Leicester, was transported in the bucket of a digger at the request of his family. Caption: The Funeral of 'Len' Leonard Anthony Fairhurst takes place at Countesthorpe, South Leicestershire Memorial Park and Crematorioum. His coffin was brought to the funeral in the bucket of a JCB.

Drejtuesi i dikurshëm i ekskavatorit, ka hipur për herë të fundit në makinën e tij të preferuar, por kësaj radhe në shportën e përparme.

Len Fairhurst nga Leicestershire e Anglisë, që ka punuar në ndërtimtari për disa dekada, ka vdekur pas një beteje të gjatë me pneumoni, transmeton Telegrafi.

Gjyshi i disa nipërve, nuk u dërgua në varreza me makina të zakonshme, por sipër shportës së ekskavatorit, për t’ia rikujtuar karrierën.

Arkivoli i dërguar me ekskavator

“Të gjitha historitë që mi tregonte, ishin të lidhura me ekskavator. Kjo makinë ishte tërë jeta për të”,  ka thënë e bija tij.

Megjithëse ishte pensionuar, ai punonte gjysmë orari në ndërtimtari, vetëm që të jetë në ekskavator, derisa shëndeti nisi t’i përkeqësohet në masë të madhe.

Familjarët që vendosën ta dërgojnë në këtë formë, pretendojnë se Len do ishte shumë i kënaqur dhe krenar me ta. /Telegrafi/