Drejtuesi i dikurshëm i ekskavatorit, ka hipur për herë të fundit në makinën e tij të preferuar, por kësaj radhe në shportën e përparme.
Len Fairhurst nga Leicestershire e Anglisë, që ka punuar në ndërtimtari për disa dekada, ka vdekur pas një beteje të gjatë me pneumoni, transmeton Telegrafi.
Gjyshi i disa nipërve, nuk u dërgua në varreza me makina të zakonshme, por sipër shportës së ekskavatorit, për t’ia rikujtuar karrierën.
“Të gjitha historitë që mi tregonte, ishin të lidhura me ekskavator. Kjo makinë ishte tërë jeta për të”, ka thënë e bija tij.
Megjithëse ishte pensionuar, ai punonte gjysmë orari në ndërtimtari, vetëm që të jetë në ekskavator, derisa shëndeti nisi t’i përkeqësohet në masë të madhe.
Familjarët që vendosën ta dërgojnë në këtë formë, pretendojnë se Len do ishte shumë i kënaqur dhe krenar me ta. /Telegrafi/