Site icon Telegrafi

U dënua me tre vjet burg, Ministri i Drejtësisë pret në takim Bojken Lakon dhe tregon se i është bërë konvertimi i dënimit me shërbim në komunitet

Foto: Ulsi Manja/Facebook

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Bojken Lako, ditë më parë u dënua nga organet e drejtësisë në Shqipëri me tri vite burg.

Ky dënim erdhi në sajë të faktit që ai kishte hapur tri dritare pa leje në një objekt të marrë me qira për studion muzikore të tij.

Sidoqoftë këto tri vjet burgim janë dakorduar që të përkthehen në shërbim ndaj komunitetit.

Lexo po ashtu Këngëtari shqiptar, Bojken Lako dënohet me tri vite burg

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili ka pritur në takim në zyrën e tij këngëtarin.

Foto: Ulsi Manja/Facebook

Ai përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, disa fotografi nga takimi me Bojkenin, teksa ka shkruar për faktin që ai do të jetë nismëtar i konvertimit të viteve të burgut në shërbim të komunitetit.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, ka shkruar Manja në Facebook.

Foto: Ulsi Manja/Facebook

Lako përndryshe njihet si një pre duajenëve të muzikës ‘rock’ në Shqipëri. /Telegrafi/

Foto: Ulsi Manja/Facebook
Exit mobile version