Çështja e Brittney Griner vazhdon, madje edhe pas dënimit të saj me nëntë vjet burg në Rusi javën e kaluar.
Por, ka ende shpresë se ylli i WNBA do të kthehet në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis vendit të saj dhe Rusisë, ku ajo tani e gjen veten të bllokuar.
“Unë jam optimist”, deklaroi Bill Richardson, një ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB.
“Mendoj se ajo do të jetë e lirë. Megjithatë, do të ketë një shkëmbim të burgosurish, dhe mendoj se do të jetë dy me dy dhe do të përfshijë Paul Ëhelan; ne nuk mund ta harrojmë atë”.
“Të gjithë këta që janë ndaluar gabimisht duhet të kthehen në shtëpi”.
Richardson shtoi se fondacioni i tij, The Richardson Center, është i përfshirë në bisedimet për lirimin e tre amerikanëve të tjerë të mbajtur nga Rusia. Megjithatë, ai shpjegoi se bisedimet qeveri me qeveri do të duhej të mbaheshin.
Griner u dënua me nëntë vjet në Rusi javën e kaluar për posedim dhe kontrabandë droge. Ajo u deklarua fajtore për akuzat për posedim droge.
Gjyqi ndaj Griner vazhdoi për gati gjashtë muaj pas arrestimit të saj në shkurt në një aeroport të Moskës, pasi u zbulua se kishte vajra kanabisi.
Tani shpresohet se Griner mund të kthehet në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve që ka të ngjarë të përfshijë Paul Ëhelan dhe Viktor Bout , një tregtar rus armësh. /Telegrafi/